Sali Berisha uron Kurtin dhe kosovarët për zgjedhjet e mbajtura: Sukses frymëzues për Shqipërinë

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë se zgjedhjet e 28.12.2025 në Kosovë, janë sukses frymëzues për Shqipërinë.
Sukses të demokracisë e qytetarëve i ka quajtur ai zgjedhjet, fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë e administrimin e votës.
Berisha shpreson për frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku ai thotë se armiku i votës së lirë të qytetarëve, e ka shndërruar procesin e zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.



