KosovaMed sjell në Evropë bronkoskopin inovativ FUJIFILM EB-710US

KosovaMed ka njoftuar lansimin në Evropë të bronkoskopit të ri fleksibël me ultratinguj FUJIFILM EB-710US, një pajisje që synon përmirësimin e diagnostikimit dhe stadializimit të kancerit të mushkërive.
Pajisja e re sjell një dizajn të avancuar pa balonë, i cili sipas kompanisë, ndihmon në përgatitje më të shpejtë të procedurave dhe rrit efikasitetin e punës klinike.
“Dizajni pa balonë nuk është vetëm risi teknike, por një përfitim praktik për pulmonologët,” tha KosovaMed, duke shtuar se ky detaj e thjeshton procesin diagnostikues në ambientet spitalore.
Bronkoskopi EB-710US gjithashtu ofron qasje më të mirë në nyjet limfatike dhe mundëson mbledhjen më të sigurt dhe më të saktë të mostrave të indit, element kyç për vlerësimin e pacientëve me dyshime për kancer pulmonar.
“Mostra e duhur e indit mund të bëjë diferencën në diagnozë dhe trajtim,” thuhet në njoftimin e kompanisë.
Sipas tyre bronkoskopi u jep mjekëve më shumë kontroll dhe precizion në momentin më kritik të procedurës.
Pajisja përfshin edhe funksione të avancuara të imazherisë që fuqizojnë vendimmarrjen klinike gjatë procedurave EBUS.
“Imazhet më të qarta do të thonë diagnostikim më të sigurt dhe më të hershëm,” theksoi KosovaMed.
Kompania deklaroi se lansimi i pajisjes është pjesë e përpjekjeve të saj për të sjellë teknologji të nivelit evropian në Kosovë.
“Ne jemi të përkushtuar të sjellim zgjidhje të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit dhe jetën e pacientëve,” thuhet në njoftim.
KosovaMed mbetet e angazhuar në prezantimin e pajisjeve moderne diagnostike dhe thotë se do të vazhdojë të sjellë inovacione të ngjashme në të ardhmen./TandemPress/



