
Një qytetar nga Ferizaj më 18.01.2026 ka dorëzuar në Polici një portofol me para dhe dokumente personale, të cilat i ka gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.Sipas njoftimit të Policisë, në portofol ndodheshin 1 mijë e 133 euro e 50 centë, 10 franga, 5 dollarë, si dhe dokumente personale.Të njëjtat ishin në emër të B.Ç 29-vjeçe, e cila pas identifikimit është kontaktuar dhe është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj, ku i është kthyer portofoli me të gjitha paratë dhe dokumentet, ka njoftuar Policia.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Rexhepi, 32-vjeç, për gjestin human dhe shembullor, duke vlerësuar lart ndershmërinë dhe përgjegjësinë e tij qytetare



