
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se faqja zyrtare e KEK-ut në Facebook i ka bllokuar qasjen pas një postimi kritik.
Ymeri ka reaguar prapë përmes një postimi në rrjetin e saj social në facebook.Ajo ka thënë se në reagimin e saj kishte renditur, siç u shpreh, disa të pavërteta dhe fakte lidhur me prodhimin e energjisë në KEK.
Sipas Ymerit, ky veprim përfaqëson një strategji të pushtetit për të shmangur ballafaqimin me fakte.Disa ditë më parë TandemPress kishte raportuar për këtë rast, duke e treguar dhe versionin e KEK-ut pasi këta të fundit reaguan mbi deklaratat e Ymerit.



