LDK cakton 31 janarin për zgjedhjen e kryetarit të partisë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbledhje është vendosur që më datë 31 janar të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Ndryshe, kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button