Zonja e Vjetër i revanshohet Mourinhos, Zhegrova pa minuta në këtë ndeshje

Pjesa e parë ishte e barabartë, me të dy skuadrat që patën raste. Benfica rrezikoi dy herë portën e Di Gregorios, ndërsa Juventusi arriti, me anë të Yildiz dhe Mirettit, t’i afrohej golit.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Zonjën e Vjetër, ku vetëm 10 minuta brenda kësaj pjese, Juventusi arriti të shënojë golin e parë me anë të Khephren Thuram. Teksa në minutën e 64-të, Bianconerët shënuan edhe golin e dytë me anë të Weston McKennie.

Zhegrova nuk u aktivizua as edhe një minutë në këtë duel, derisa vazhdon të vuajë nën udhëheqjen e trajnerit Spalletti.

Juventusi shkon në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Benfica mbetet me 6 pikë dhe me pak gjasa për kualifikim më tutje.

Artikuj të tjerë

Back to top button