Vëllaznimi zyrtarizoi 3 përforcime për pranverë

Nga ekipi dje kanë bërë të ditur se kanë siguruar edhe shërbimet e Altin Vojvodës, mesfushorit anësor që dallohet për shpejtësinë e tij. Me këto përforcime dhe të tjerat që mund të vinë në ndërkohë, Vëllaznimi do të bëhet një kandidat tjetër në luftë për Superligë të Kosovës, ku vetëm dy të parat në renditje sigurojnë biletën për aty.
Kujtojmë, Vëllaznimi ka kryer pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë në pozitën e gjashtë me 34 pikë. Liderja Vushtrria ka 40 pikë. Deri në fund të stinorit, në pranverë do të luhen edhe 16 xhiro. Gjashtë skuadrat e para në renditje të Ligës së Parë po tregohen shumë “kërkuese” në luftë për Superligë aktualisht dhe mbetet të shihet se cilat do të mbesin në garë deri në fund.
Gjithashtu, pozitat tre dhe katër në Ligë të Parë sigurojnë mundesi për t’iu bashkangjitur Superligës përmes playoffit. Së pari luajnë mes vete dhe fituesi i kësaj ndeshjeje luan ndaj ekipit që përfundon i teti stinorin në Superligë.



