Shqiptari theret me thikë në burgun grek

Një shqiptar është therur me thikë në Burgun e Malandrinos në Greqi.
I njëjti raportohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Yannis Lalas ngjarje e ndodhur në maj të 2025.
Ai ishte transferuar sot në Burgun e Malandrinos dhe pak para se të arrinte në repartin e tij u sulmua duke marrë lëndime.
Shqiptari sipas informatave ndodhet jashtë rrezikut për jetë./abcnews.al


