E hëna nis me temperatura minus, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Sipas parashikimeve, e hëna do të karakterizohet nga mot i vranët, me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore në disa zona. Në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe mjegull, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2°C, kurse ato maksimale nga -1 deri në 2°C.

Të martën, moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Në mëngjes do të ketë ngrica, ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga -4 deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 4 deri në 7°C.

Ditën e mërkurë parashihet mot kryesisht i vranët. Në mëngjes pritet mjegull, veçanërisht në zonat e ultësirave dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të sillen nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11°C.

Të enjten, moti do të vazhdojë të jetë i vranët, me reshje të dobëta shiu në disa vende. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 12°C.

Edhe e premtja do të karakterizohet nga mot i vranët dhe riga shiu vende-vende. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 11°C.

Artikuj të tjerë

Back to top button