Besnik Tahiri ia përplas fytyrës të gjitha dështimet Kurtit: Qeveri autokratike që sulmoi fjalën e lirë

Për dallim nga fjalimi i të parit të PDK-së Bedri Hamza e të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesi i AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend. Ai ia përplasi fytyrës të gjitha dështimet Kurtit dhe qeverisjes së tij.

Si mund ta quash qeverin tënde qeverinë më demokratike që ka pasur Kosova? Kjo qeveri ka qenë qeveria që ka sulmuar fjalën e lirë. Ka sulmuar gazetarët. Kjo qeveri ka qenë më anti-kushtetuesja. Nga kjo foltore jeni zotuar se do ta leni Kosovën pa kryeprokuror. Kjo qasje autoritare e ka vetëm një emër. Dhe ajo jeni ju. Tjetra, u fol për mirëqenie, për çfarë mirëqenie po flisni? A e dini që dikujt që i smuhet prindi, malltretohet në QKUK. U fol këtu për sigurime shëndetësore. Kjo për pesë vite nuk ka ndodhë….” – ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Ai ka vazhduar të ia numëroi një nga një dështimet Kurtit dhe qeverisë së tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button