
Platforma “Liria ka Emër” ka shpërndarë orarin e nisjes së autobusëve nga komunat për marshin “Drejtësi, jo politikë” që mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Qytetarët ftohen të jenë në vendin e nisjes të paktën 15 minuta para orarit për të udhëtuar në mënyrë të sigurt dhe të organizuar drejt kryeqytetit.




