Me kërkesë të VV-së seanca për Presidentin caktohet për në orën 19:00

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00, ka mësuar Gazeta Express.

Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur me çështjen e Presidentit derisa po afrohen orët e fundit për të finalizuar këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe parlamentare, ende nuk ka propozuar zyrtarisht një emër për këtë post, ndërsa zyrtarët e kësaj partie sot gjatë gjithë ditës i janë shmangur pyetjeve të gazetarëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button