Miliona euro për Spitalin e Ferizajt, kjo është kompania që fitoi tenderin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.
Ai tha se projekti do të përfundojë brenda 30 muajve dhe ka një kosto prej 24 milionë eurosh.

Projekti filloi në maj 2018 dhe ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2021, por për shkak të problemeve dhe planeve të pamjaftueshme, kontrata u ndërpre në fund të vitit 2021.

Më 12 nëntor 2025, fitues i tenderit u shpall grupi i operatorëve ekonomikë ADA Consulting Group SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K., me ofertë 23,992,180.83 euro.

Katër kompani të tjera bënë ankesa pranë OSHP-së në dhjetor 2025. Pas rreth katër muajsh, më 2 mars 2026, OSHP aprovoi pjesërisht ankesat, duke lejuar shpalljen e fituesit.

Ky vendim e bëri të mundur nënshkrimin e kontratës dhe rifillimin e punimeve, duke rikthyer shpresën për përfundimin e spitalit, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve të Ferizajt

Artikuj të tjerë

Back to top button