Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Bokshiq të Klinës, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij.

Sipas policisë, deri tek vrasja erdhi si pasoj e një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Bokshiq, Klinë/ 21.03.2026-15:00. Viktima mashkull kosovar me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima duke mos i përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button