
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të European Senior Championships 2026.
Krasniqi ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me Wazaari Teresa Bodnarova nga Republika Çeke.
Në çerekfinale, ajo vazhdoi formën e mirë duke triumfuar sërish me Wazaari ndaj Aleksandra Kaleta nga Polonia.
Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me italianen Odette Giuffrida, në një duel që pritet të jetë vendimtar për finalen.



