Punëtori që ra nga objekti në Ferizaj, ndodhet në gjendje të rëndë

Pacienti që ra nga lartësia është në gjendje të rëndë.

Ai është dërguar për në Emergjencë nga Spitali i Ferizajt, dhe tani po trejtohet nga ekipet mjekësore të Neurokirurgjisë.

“Një pacient i lënduar 1988 i lindur, rënie nga lartësia, është sjellë nga spitali i Ferizajt. Gjendje e rëndë dhe jostabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE dhe pacienti është dërguar në sallën e operacionit ku janë duke e trajtuar ekipet mjekësore nga Neurokirurgjia dhe Anestezioni”, kanë thënë burimet gazetares së Klanit, Arbresha Uka.

“Pas ndërhyrjes do të transferohet në MIQ për tretman të mëtutjeshëm”.

Artikuj të tjerë

Back to top button