“Urime 1 Maji” – KosovaMed Healthcare me mesazh vlerësimi për punëtorët dhe stafin shëndetësor

Në shënim të Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, kompania KosovaMed Healthcare ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për të gjithë punëtorët, me theks të veçantë te sektori i shëndetësisë.
“Sot është një ditë për të vlerësuar çdo profesion dhe çdo kontribut që ndërton shoqërinë tonë çdo ditë,” thuhet në mesazhin e tyre.
Nga KosovaMed Healthcare është shprehur një falënderim i veçantë për personelin shëndetësor, përfshirë mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës, të cilët çdo ditë përballen me sfida të shumta në kujdesin ndaj pacientëve.
“Një falënderim i veçantë shkon për personelin shëndetësor, të cilët me përkushtim, përgjegjësi dhe sakrificë kujdesen për shëndetin e të gjithëve,” theksohet më tej.
Sipas tyre, roli i këtyre profesionistëve është i pazëvendësueshëm në çdo situatë.
“Në çdo orë, në çdo situatë, puna e tyre bën diferencën mes shqetësimit dhe qetësisë, mes pasigurisë dhe shpresës. Kontributi i tyre meriton respekt të përhershëm.”
Në përfundim, KosovaMed Healthcare ka shprehur respekt për të gjithë punëtorët, duke theksuar rëndësinë e çdo profesioni në funksionimin e shoqërisë.
“Respekt për çdo punëtor dhe për çdo profesion që mban shoqërinë në lëvizje.”
KosovaMed Healthcare operon si partner në fushën e shëndetësisë, duke ofruar shërbime dhe mbështetje për pacientët dhe institucionet shëndetësore./TandemPress/


