Donika Gërvalla refuzon të komentojë deklaratat skandaloze të Fatos Gecit

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka refuzuar të komentojë lidhur me deklaratat e ish-deputetit të GUXO-s, Fatos Geci.

Pas ceremonisë së hapjes së Gjykatës Administrative, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e pyeti ministren nëse ndante të njëjtin qëndrim me ish-deputetin, por e njëjta nuk dha përgjigje për këtë çështje.

“Jemi këtu për Gjykatën Administrative, të tjerat na dërgoni pyetje. Pyetjet e duhura t’i shtrojmë në vendin ku duhet”, u shpreh ajo.

E pyetur më tej nga gazetarja se pse po distancohej nga komentet, ministrja u përgjigj shkurt: “Oj zonjë, kot e ke sepse kemi ardhur për Gjykatën Administrative dhe nuk e kemi në plan me hap tema të reja”.

Mbrëmjen e së hënës, Fatos Geci komentoi në një nga lajmet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në postimin ku citohej deklarata e Thaçit se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar”, Geci komentoi: “Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”.

Artikuj të tjerë

Back to top button