Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë ka shtyrë afatin për shpalljen e vendimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mëson Nacionale nga burime të mirëinformuara.

Trupi gjykues ka urdhëruar shtyrjen e afatit për 60 ditë të tjera, duke e zhvendosur datën e pritshme të shpalljes së vendimit nga 19 maji në 20 korrik.

Burimet e Nacionales bëjnë të ditur se për këtë vendim tashmë janë njoftuar edhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve.

Në bazë të Rregullores së Dhomave të Specializuara, trupi gjykues ka në dispozicion një afat prej 90 ditësh për shpalljen e verdiktit, me mundësinë që ky afat të zgjatet edhe për 60 ditë shtesë.

Artikuj të tjerë

Back to top button