KQZ: 23 subjekte politike marrin pjesë në zgjedhje, 4 nuk i dorëzojnë listat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se më 12 maj 2026 është përmbyllur afati për subjektet politike për dorëzimin online të listës me emrat e kandidatëve për deputetë, për certifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë periudhës 11-ditore (2 maj – 12 maj 2026), KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

“Katër parti politike, të cilat më herët kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë”, ka njoftuar KQZ.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto 23 subjekte politike është 917, prej të cilëve 603 burra dhe 314 gra.

Deri më tani, LVV, LDK dhe AAK i kanë bërë publike listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa PDK-ja nuk e shpallur të njëjtën ende.

Artikuj të tjerë

Back to top button