Shtiu me armë gjatë një ahengu në Drenas, i dyshuari arrestohet pas më shumë se 1 muaji

Një person i cili kishte shtënë me armë zjarri më 5 prill të këtij viti në një aheng në Drenas, është arrestuar pas më shumë se një muaji, më 18 maj.

Sipas policisë, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gaz 9 mm.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button