FSK thellon bashkëpunimin me SHBA-në, rithekson synimin për anëtarësim në NATO

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), Gjeneral Brigade Chris A. McKinney.

FSK njofton se gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

“Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin McKinney për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së duke u fokusuar edhe në planet për të ardhmen që synojnë realizimin e aspiratave për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu, të dy gjeneralët vlerësuan kontributin e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK”.

Artikuj të tjerë

Back to top button