UEFA ndryshon formatin e Nations League dhe kualifikimeve për Botëror e Evropian

UEFA ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formatin e Nations League dhe në sistemin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, me modelin e ri që pritet të hyjë në fuqi nga viti 2028.

Sipas raportimeve të fundit, Nations League nuk do të ketë më katër liga klasike, por tri liga me nga 18 skuadra. Kombëtaret do të zhvillojnë gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, në një format të ngjashëm me atë të Champions League. Çerekfinalet, “Final Four” dhe ndeshjet e promovimit apo rënies nga liga do të mbeten pjesë e garës.

Ndryshime të mëdha do të ketë edhe te kualifikimet për Evropian dhe Botëror. Kombëtaret më të forta do të futen në një “League 1” me 36 ekipe, ndërsa skuadrat tjera në një kategori të dytë. Ekipet nuk do të luajnë më ndaj të gjithë rivalëve në grup, por vetëm disa ndeshje të përzgjedhura sipas shortit, njësoj si sistemi i ri i Champions League.

UEFA beson se ky format do të sjellë më shumë ndeshje interesante, më pak duele pa rëndësi dhe rivalitet më të madh mes kombëtareve, pa shtuar data të reja në kalendarin ndërkombëtar.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button