U fsheh në derën e furgonit të kuzhinës, parandalohet futja e drogës në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar një tentim rasti për futje të kontrabandës, ku është zbuluar një sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Sipas njoftimit të Shërbimi Korrektues i Kosovës, rasti është identifikuar dje rreth orës 15:30, pas informatave të siguruara nga Njësia e Inteligjencës së institucionit.

Zyrtarët korrektues kanë kryer një kontroll të detajuar të një furgoni të kuzhinës në tunelin e hyrjes së Qendra Korrektuese e Dubravës, ku gjatë inspektimit është gjetur lënda e dyshuar narkotike e fshehur në pjesën e brendshme të llamarinës së derës së pasme të automjetit.

Menjëherë pas zbulimit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale, është iniciuar hetim i brendshëm dhe është njoftuar Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button