”Dardanët” e rinj sot luajnë ndaj Luksenburgut, ky është formacioni

Kombëtarja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen e radhës miqësore, ku përballë do ta ketë kombëtaren e Luksemburgut U21.

“Dardanët” e rinj, të udhëhequr nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu, synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe të lënë përshtypje të mira para tifozëve vendas në këtë sfidë kontrolluese.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Kampit Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 17:00.

Kosova U21 vjen në këtë përballje pas një tjetër ndeshjeje miqësore të zhvilluar tri ditë më parë, ku u përball me Turqinë U21.

Në atë takim, të rinjtë kosovarë pësuan humbje minimale me rezultat 1:0, duke mos arritur të konkretizojnë rastet e krijuara.

Tanimë Kosova U21 ka publikuar formacionin për këtë ndeshje:

Artikuj të tjerë

Back to top button