Gjendet pa shenja jete një i ri në Klinë, shkaku i vdekjes po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Jelloc të Klinës.

Dyshohet se se një i ri dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

“Sot, më 29.09.2026, rreth orës 06:20, policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Driton Rugova.

Zëdhënësi shtoi se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe po hetohet nga organet kompetente.

Artikuj të tjerë

Back to top button