Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate në magjistralen Prishtinë Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë.

Bunjaku së fundmi ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Artikuj të tjerë

Back to top button