Aksident trafiku në Krushevë të Klinës, disa automjete të përfshira

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës, ku sipas informacioneve fillestare janë përfshirë disa automjete.

Në fotografitë dhe pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, vërehen dëme materiale në automjete, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te përplasja e automjeteve.

Më shumë informacione priten gjatë orëve në vijim.

Artikuj të tjerë

Back to top button