Franca në alarm, temperaturat i afrohen niveleve rekord

Franca vendosi 35 departamente nën alarmin më të lartë të valës së të nxehtit të kuq të dielën, ndërsa 45 të tjerë mbetën nën alarmin portokalli, pasi autoritetet paralajmëruan se temperaturat mund të afrohen në nivele rekord në ditët në vijim, sipas RTL.

Agjencia kombëtare e motit Meteo-France tha se temperaturat mund të arrijnë në nivel lokal 41 gradë Celcius të dielën dhe paralajmëroi se e hëna pritet të jetë edhe më e nxehtë, raporton Anadolu

Agjencia tha se temperatura mesatare kombëtare mund të përputhet me nivelin më të lartë ditor të regjistruar ndonjëherë në Francë, pavarësisht stinës.Temperaturat maksimale parashikohet të variojnë midis 40 gradë Celsius dhe 42 gradë Celcius në zonat nën alarm të kuq.

Artikuj të tjerë

Back to top button