Arrestohet 26-vjeçari nga Kosova, nën dyshimet për vjedhje të pazarit në një restorant në Mal të Zi

Një operacion i suksesshëm i policisë malazeze ka çuar në prangosjen e një shtetasi nga Kosova, i cili po tentonte t’i ikte drejtësisë pas një vjedhjeje të rëndë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht përmes një komunikate për medie nga Administrata e Policisë së Malit të Zi

Sipas njoftimit, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Tivat, pas një punë operative-taktike, kanë arritur të zbardhin plotësisht një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur në fund të muajit maj të këtij viti. Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Kotorr, është arrestuar shtetasi nga Kosova me inicialet M.H 26 vjeç.
I riu kosovar dyshohet se kishte vjedhur pazarin ditor dhe një depozitë financiare në një vlerë totale prej rreth 660 eurosh, në dëm të një restoranti në Tivat ku po qëndronte.

Pas hetimeve intensive, policia arriti ta identifikonte 26-vjeçarin si autor të veprës penale dhe ndaj tij u lëshua menjëherë një urdhërarrest (kërkim lokal). Planit të tij për t’u arratisur pa lënë gjurmë i erdhi fundi në Pikën Kufitare në Sukobin (që lidh Malin e Zi me Shqipërinë). M

M.H u kap dhe u vu nën kontroll nga policia kufitare në momentin e fundit teksa po tentonte të kalonte kufirin shtetëror. Pas prangosjes në Sukobin, i dyshuari u dorëzua menjëherë pranë autoriteteve të departamentit të Tivatit dhe u dërgua në prokurorinë kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor.

Artikuj të tjerë

Back to top button