Një muaj paraburgim për përgjegjësin e pompës së betonit, dyshohet se pakujdesia e tij i kushtoi jetën 26-vjeçarit

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit A.G, i dyshuar për veprën penale “rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, lidhur me vdekjen e një punëtori 26-vjeçar në një kantier ndërtimi në lagjen Arbana të Prizrenit më 22 qershor 2026.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari, në cilësinë e përgjegjësit për pompën e betonit dhe sigurinë në punë, nuk ka siguruar pajisjen siç duhet, me ç’rast gjatë punës ka ndodhur rrëshqitja e saj dhe shkëputja e një gypi që e ka goditur viktimën në kokë, duke i shkaktuar vdekje.

Gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është i nevojshëm për vazhdimin e hetimeve, sigurimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa përgjegjësia penale pritet të vlerësohet gjatë procesit gjyqësor.

Artikuj të tjerë

Back to top button