Testi i Arritshmërisë shpërndahet sërish nëpër rrjete sociale

Testi i Arritshmërisë ka filluar sot ku nxënësit nga i gjithë vendi po matin njohuritë e tyre.

Vetëm pak minuta pasi filloi testi, pyetjet kanë nisur të qarkullojnë në grupet e krijuara në rrjetet e ndryshme sociale të komunikimit.

Në grupet e krijuara në Viber, nxënësit kanë gjetur forma të ndryshme të organizimit të shpërndarjes së testit varësisht grupit që i takon ai duke krijuar ‘chat room’ të ndryshme.

Përndryshe, sot në këtë test po marrin pjesë rreth 23 mijë semi maturantë.

Artikuj të tjerë

Back to top button