Prishtinë: Një 19vjeçar ndalohet nga Policia, pasi i’u gjet thikë dhe drogë pas një kontrolli

Një person është ndaluar nga Policia në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit trupor i’u gjet marihuanë dhe një thikë

Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së 11 korrikut, rreth orës në rrugën “Malush Kosova”.

19vjeçarit i’u gjet një sasi prej 4.76 gramë marihuanë, si dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar nga policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se marihuanën e kishte blerë pranë një lokali nga persona të panjohur, duke pretenduar se ishte për përdorim personal.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Substanca e dyshuar narkotike është sekuestruar si provë materiale, ndërsa thika është konfiskuar dhe, me urdhër të Prokurorit, do të dërgohet për asgjësim. Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button