Rama: Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan, sonte hapet rruga

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila do të hapet për qarkullim gjatë mbrëmjes së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderoi qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve.

“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button