Gjenden qindra euro të falsifikuara në një bankomat në Çagllavicë

Një rast i dyshimit për monedha të falsifikuara është raportuar në Çagllavicë të Graçanicës, pasi një punëtor i një banke ka njoftuar se gjatë kontrollit të një bankomati ka hasur në para që dyshohet se janë të falsifikuara.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shumën prej 573 eurosh, të cilat janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës për ekzaminime të mëtejshme, transmeton klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa pritet që analizat forenzike të përcaktojnë nëse monedhat janë të falsifikuara.



