Armend Zemaj: I kemi dorëzuar në parti nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK’së

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka konfirmuar se kanë dorëzuar nënshkrimet e grumbulluar për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm.
Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë.
“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj.
Sipas informatave të dhëna nga zyrtarë të LDK’së, për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm janë grumbulluar mbi 160 nënshkrime.
Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, dje ka deklaruar se në momentin që dorëzohen, do t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.



