Tentuan të shesin parcela me dokumente të dyshuara të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicën e Veriut

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohen se kanë tentuar të realizojnë shitblerjen e disa parcelave duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Të dyshuarit, dyshohet se kanë tentuar të pajisen me autorizim te një noter për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim, duke përdorur dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.

Me autorizim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente që konsiderohen relevante për hetimet. Ndërkaq, nga një i dyshuar tjetër janë sekuestruar një veturë dhe një telefon mobil.

-Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 15.07.2026, 11:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke përdor dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara kanë tentuar që te noteri të marrin autorizim për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim. Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuari ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin, ndërsa nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Artikuj të tjerë

Back to top button