Zana Spahiu zgjedhet drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën sipas njoftimit zyrtar, u shqyrtua lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Po ashtu, Bordi shqyrtoi edhe veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me këtë proces.

TandemPress raporton se në krye të RTK-së, si drejtoreshë e përgjithshme, u zgjodh Zana Spahiu.

Spahiu ishte ushtruese e detyrës së drejtoreshës, tash e ca kohë.

Pro zgjedhjes së saj ishin 9 anëtarë të Bordit

Artikuj të tjerë

Back to top button