SHSKUK reagon lidhur me ndalimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, kërkon verifikim urgjent të pretendimeve për dhunë në familje

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka autorizuar Zyrën Ligjore që t’u drejtohet organeve kompetente për të verifikuar raportimet lidhur me ndalimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, nën dyshimin për dhunë në familje

Në një njoftim për media, SHSKUK-ja i ka cilësuar këto raportime si jashtëzakonisht shqetësuese, duke theksuar se dhuna në çfarëdo forme është e dënueshme dhe nuk tolerohet në asnjë rrethanë.

“Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së ka autorizuar menjëherë Zyrën Ligjore që t’u drejtohet zyrtarisht organeve kompetente për të verifikuar urgjentisht këto pretendime”, thuhet në njoftim.

SHSKUK-ja ka bërë të ditur se, pas pranimit të informacioneve zyrtare nga organet kompetente, do të ndërmarrë masat më të rrepta administrative dhe ligjore ndaj drejtorit në fjalë.

Artikuj të tjerë

Back to top button