Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Doberllukë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Zaiti.
Sipas tij, personat e lënduar kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
“Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.



