KSHP apelon qytetarët: Pini ujë shpesh dhe mos i lini fëmijët brenda makinave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka publikuar rekomandime për mbrojtjen nga temperaturat e larta, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me vapë.
Sipas IKSHP-së, temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Në njoftimin e IKSHP-së thuhet:
“Temperaturat e ngritura mund të paraqesin rrezik për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju fton të ndiqni rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdeseni për veten dhe të afërmit tuaj.”
Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin vazhdimisht njoftimet zyrtare dhe të marrin masa parandaluese për të shmangur problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.



