Obiliç: Në pishinen “Lili” sulmohet seksualisht një vajzë brenda zhveshtores, i dyshuari 30 vjeçar arrestohet nga policia për ngacmim seksual

Një ngjarje e ngacmimit seksual është raportuar mesditën e së dielës në pishinën “Lili” në Milloshevë të Obiliqit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur brenda zhveshtores së femrave.
Rasti është raportuar më 19 korrik, rreth orës 12:30, pasi e mitura ka njoftuar Policinë për incidentin që dyshohet se kishte ndodhur pak më herët në korridorin e zhveshtores së femrave.
Bazuar në deklarimin e saj, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për të dyja këmbët, ndërsa ajo ka filluar të bërtasë për ndihmë. Në ato momente, sipas informacioneve, në korridor ka kaluar një dëshmitar rasti, çka ka bërë që i dyshuari ta lëshojë menjëherë viktimën.
E mitura është e vitit 2008 ndërsa i dyshuari i arrestuar është 30 vjeçar.
Rasti është inicuar si “sulm seksual” dhe po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.



