Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje

Një person është arrestuar në Obiliq, nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje.Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 19.07.2026, rreth orës 12:15.

Policia ka njoftuar se viktima, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.

I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, ndërsa me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Artikuj të tjerë

Back to top button