Siguria para gjithçkaje: Inspektorati ndalon punimet në 16 vendpunishte në Kosovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 16 vendpunishte në komunat Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Fushë Kosovë, pas kontrolleve për zbatimin e ligjit të punës dhe masave për siguri e shëndet në punë.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të rënda që paraqisnin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, ndërsa punimet do të lejohen të rifillojnë vetëm pas eliminimit të parregullsive dhe përmbushjes së standardeve të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 16 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button