Pesë raste të shtënash me armë zjarri në ahengje familjare janë raportuar brenda një dite në rajonin e Mitrovicës

Në fshatin Frashër të Mitrovicës, një person është shoqëruar në Polici nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Për këtë rast, Policia ka njoftuar se janë sekuestruar një pistoletë me gaz, dy fishekë dhe pesë gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.Në procedurë të rregullt është liruar edhe një person i dyshuar në fshatin Rekë të Mitrovicës, pasi ishte arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë me armë në një aheng familjar.
“I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me gaz me një fishek”, thuhet në raportin policor.
Po në të njëjtin fshat është raportuar edhe një rast tjetër i të shtënave me armë zjarri. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar nëntë gëzhoja
Dy raste të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës janë evidentuar edhe në fshatin Kozhicë të Skenderajt.Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Sipas Policisë, i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë me gaz të llojit “Zoraki” dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.Për të njëjtën vepër është arrestuar edhe një person tjetër në fshatin Kozhicë
“I dyshuari ka dorëzuar armën pistoletë me gaz të llojit ‘BLOW’ me katër fishekë me gaz”- theksohet në njoftim.Ashtu si të dyshuarit e tjerë, edhe ky është liruar në procedurë të rregullt.Të gjitha rastet janë iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.



