Detaje të reja nga të shtënat me armë në Gjakovë: Personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë, të përfshirët në rast janë familjarë mes vete

Pasditen e djeshme dy persona mbeten të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor 2026, rreth orës 16:30.

Dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Policia ka bërë të ditur se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare mes tyre, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa policia ka sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në incident, katër gëzhoja dhe një fishek.

Gjithashtu, bashkëshortja e të dyshuarit ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Artikuj të tjerë

Back to top button