
Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24 orësh, ka njoftuar se një femër, e mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, është paraqitur në stacionin policor.
Në raport, shtohet edhe se e njëjta, me urdhër të prokurorit është dërguar në strehimore.
‘‘PERSON I ZHDUKUR I GJETUR
Fushë Kosovë 09.11.2026 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Shtesë: Viktima e mitur femër kosovare është paraqitur në stacion policor, me urdhër të prokurorit e njëjta dërgohet në strehimore. Rasti nën hetime’’, thuhet në raport.



