Raportohet se është ndaluar përdorimi i dy produkteve farmaceutike nga QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dyshohet se ka ndaluar përkohësisht përdorimin e dy produkteve farmacuetike javën e kaluar.
Sipas disa burimeve, produktet farmaceutike të ndaluara përkohësisht janë (Vanocmyxin 500 mg amp. dhe Ceftriaxone 1g ampulë).
Barërat janë pjesë e Listës Esenciale të Barnave, të cilat konsiderohen të domosdoshme për trajtimin e pacientëve në sistemin publik shëndetësor.
Ndërkaq ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga QKUK lidhur me këtë situatë, TandemPress do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.



