Gjenden mbetjet mortore në Malishevë, i përkasin një personi të zhdukur në tetor të vitit 2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të personit që ishte raportuar i zhdukur që nga 5 tetori 2025.
Sipas njoftimit të Policisë, më 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë në Malishevë, janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin H.S., mashkull në moshë madhore.
Për rastin, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, kishte zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi që nga raportimi i zhdukjes, por pa arritur ta lokalizonte personin.
Mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa Policia ka bërë të ditur se sot është njoftuar zyrtarisht për përfundimin e analizave, të cilat kanë konfirmuar identitetin e viktimës.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve



