
Gjatë periudhës 17-31 korrik, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, janë trajtuar gjithsejtë 125 raste të reja.
Në mesin e tyre, janë trajtuar raste të dhunës në familje, të vrasjes në tentativë, krime të luftës e trafikim me njerëz, transmeton IndeksOnline.
Rastet e trajtuara janë si në vijim:
- 87 raste të dhunës në familje;
- 4 raste të vrasjes në tentativë;
- 1 rast i krimeve të luftës;
- 1 rast i trafikimit me njerëz;
- 6 raste të kanosjes;
- 1 rast i ngacmimit;
- 4 raste të ngacmimit seksual
- 1 rast i sulmit;
- 6 raste të lëndimit të lehtë trupor;
- 1 rast i rrëmbimit;
- 3 raste të dhunimit;
- 1 rast të mundësimit të trafikimit dhe detyrim në prostitucion;
- 2 raste të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç;
- 1 rast i grabitjes;
- 6 raste të mospërfilljes së Gjykatës;
- 109 seanca gjyqësore
- 20 seanca në prokurori
- 3 aktgjykime dënuese
- 3 aktgjykime refuzuese;
- 3 përfaqësime në Polici
- 3 kërkesa për urdhër mbrojtës në proces;
- 1 kërkesë për urdhër mbrojtës të refuzuar nga Gjykata;
- 2 kërkesa për urdhër mbrojtës të tërhequr nga pala
- 16 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent të aprovuara
- 5 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent në proces
- 1 kërkesë për urdhër mbrojtës i përkohshëm emergjent të aprovuar
- 26 deklarata të pëlqimit të viktimës;
- 1 kërkesë për kompensim të dëmit në pritje;
- 66 këshilla juridike, 4 referime të rastit në QPS
- 21 referime të rastit në Strehimore, 7 përfaqësime në strehimore.



